INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk e shohin bardh e zi të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve, ndër më optimistët në Europë

Shqiptarët nuk e shohin bardh e zi të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve, ndër më optimistët në Europë

Publikuar më: 10:03 14-05-2019

Në anketa të ndryshme shqiptarët e tregojnë veten të pakënaqur për cilësinë e jetetës në vendin tonë. Por mesa duket ata kanë parashikime të ndryshime për brezin pasardhës, fëmijët dhe nipërit e tyre. Mund të duket jo reale por Shqipëria renditet krahas vendeve me optimizëm më të madh për brezin pasardhës. 

Në anketën e Cilësisë së Jetës të hartuar nga Komisioni Europian, 75% e shqiptarëve të pyetur pohuan se e shikojnë me optimizëm të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve, ndërsa çereku i të pyeturve kanë dhënë një mendim ndryshe. Me këto rezultate Shqipëria renditet krahas vendeve të Europës Veriore. Përqindjen më të lartë të optimistëve është Finlanda, ku 86% e të pyeturve janë dakord se e ardhmja për brezat që do të vijnë do të jetë më e mirë. Edhe në Suedi, 83% kanë pohuar të njëjtën gjë, duke u ndjekur nga Danimarka dhe Irlanda me përkatësisht 80 dhe 79% të anketuarve optimistë.
Më pak optimistë janë turqit, ndërsa sa i përket vendeve të rajonit janë shumë larg nga Shqipëria. Pas Shqipërisë, më optimistët në rajon janë shprehur serbët, me 68%. Më pas ndiqet nga Mali i Zi me 66% të anketuarve dhe Maqedonia me 65%. Por ka edhe nga ato vende të Bashkimit Europian, të cilët janë më pesimistë për atë që do të vijë për fëmijët dhe nipërit. E para ndër këtyre vendeve është Greqia e pas saj edhe Italia dhe Franca, përkatësisht me 41 dhe 42% të të anketuarve.

Vendet me parashikim më optimist
-Finlanda, 86%
-Suedia, 83%
-Danimarka, 80%
-Irlanda, 79%
-Shqipëria, 75%

Renditja e vendeve të rajonit
-Serbia, 68%
-Mali i Zi, 66%
-Maqedonia e Veriut, 65%

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333