INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk konsumojnë: Jemi në deflacion!

Shqiptarët nuk konsumojnë: Jemi në deflacion!

Publikuar më: 10:25 18-04-2016

Rrezik i madh për ekonominë shqiptare. Alarmi është lëshuar nga Banka Botërore. Institucioni më i rëndësishëm financiar botëror, pranoi publikisht për herë të parë se Shqipëria rrezikon deflacionin. Është shkrimi i revistës “Monitor”, i fokusuar vetëm në çështjet eknomike, ajo që ka publikuar këtë lajm.

“Sipas të dhënave të INSTAT, konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë.

Në një ekonomi, 50% e prodhimit të brendshëm bruto të së cilës vjen nga tregtia e shërbimet, konsumi është një element mjaft i rëndësishëm , që ndikon në rritjen e vendit.

Por kush janë faktorët kryesor të këtij rreziku të madh për ekonominë e vendit. Monitor liston disa prej tyre:

“Rritja e papunësisë për dy tremujorë radhazi (nga 17.3% në tremujorin e dytë  2015, në 17.5% dhe 17.7% përkatësisht në të tretin dhe të katërtin, sipas INSTAT), ngadalësimi i rritjes së pagave apo dhe rënia reale e tyre si dhe largimi masiv i njërëzve nga vendi (kërkesat për azil në shtetet e BE-së u rritën 439% në 2015-n), të kombinuara këto me pasigurinë për të ardhmen”.

Në një ekonomi, ku prodhimi mungon dhe që është tepër e varur nga konsumi, rënia e këtij të fundit është një sinjal negativ.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047