INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët nuk kursehen fare kur bëhet fjalë për alkool dhe duhan. Të dhënat...[VIDEO]

Publikuar më: 09:36 10-10-2018

Shqipëria rezulton si një nga vendet më të varfra në Europë. Por kur bëhet fjalë për të shpenzuar për alkool dhe duhan shqiptarët nuk mendohen dy herë. Sipas të dhënave të Instituti të Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%, të cilat kanë shkuar për alkool e cigare. Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më më shumë se mesatarja e vendit.

Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët.
Familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të parave. Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit, por këtë herë me sa duket janë ndërgjegjësuar për të konsumuar më pak. Qarku i Elbasani rezulton i treti me 4.9%, me një rritje në krahasim me një vit më pare, më pas vjen Berati me 4.8% të shpenzimeve dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë. Ndërsa korçarët shpenzuan për alkool gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, kurse Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%. Për sa iu përket Shkodranëve, në 2017-n ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.
Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës. Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më i ulëti ndër qarqe.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336