INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk po preferojnë më të punësohen part-time…

Shqiptarët nuk po preferojnë më të punësohen part-time…

Publikuar më: 09:26 18-01-2019

Shqiptarët nuk preferojnë të punësohen me kohë të pjesëshme. Me shumë të ngjarë kjo lidhet me faktin se pagesat e punës part-time janë shumë më të ulëta se ato të një pune me orar të plorë. Sipas INSTAT, përqindja e punonjësve me kontratë të përkohshme ka rënë gjatë vitit 2018 në nivelet më të ulëta që nga viti 2015. Punonjësit me kontratë të përkohshme në 2018 arritën në 9.7% të totalit të të punësuarve në vend.
Që nga viti 2012, pesha e të punësuarve me kontratë të përkohshme ka patur një mesatare prej 13%.
Sektori publik është ofruesi më i madh i vendeve të punës me kontratë të përkohshme. Megjithatë tregu shqiptar i punës mbetet jo fleksibël në këtë drejtim, pasi ekonomia e nuk është e zhvilluar.
Punëkërkuesit në Shqipëri janë të prirur të punësohen me orare të plota dhe kontrata të përhershme, për shkak se gjetja e një punë nuk është e lehtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024819374084473