INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët nuk preferojnë më Gjermaninë! Këtë vit më të intresuar për azil në...

Shqiptarët nuk preferojnë më Gjermaninë! Këtë vit më të intresuar për azil në...

Publikuar më: 11:12 25-09-2018

Shqiptarët edhe në 2018 vijojnë të braktisin vendin dhe janë ndër aplikuesit më të mëdhenj për azil në shtetet perëndimore. Eurostat, në një raport të fundit për tremujorin e dytë të këtij viti raporton se për herë të parë për azil kanë aplikuar 3930 shqiptarë, apo 3% e totalit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Ndërsa gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2018, numri në total i aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët për azil llogaritet 8040.

Po këtë vit bie në sy një tendencë e re. Shqiptarët po braktisin Gjermaninë dhe i kanë kthyer sytë nga Franca, që rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018-s, me 38% të kërkesave, apo rreth 1.495 aplikues.
Shqiptarët kanë nisur të preferojnë dhe Greqinë, me 20% të kërkesave për azil.
Ndërsa në vend të tretë është Mbretëria e Bashkuar, ku kanë aplikuar 500 shqiptarë, apo 13% e totalit. Gjatë tre mujorit të dytë të 2018-s në të gjitha vendet e Bashkimit Europian u regjistruan 136.700 azilkërkues të rinj.
Ndryshe nga tre mujori i parë kërkesat u rritën me 4%. Numri më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërkohë që këtë tremujor numër të lartë aplikuesish për herë të parë ka edhe Venezula, vend i cili po përjeton një krizë të fortë ekonomike. Pjesa më e madhe e aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Ndërsa Eurostat raporton se afërsisht 1 milion aplikime për azil janë ende në pritje.

Article Logic
Execution time: 0.0059340000152588