INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët pas Sirianëve me kërkesat për azil në Gjermani, por qesharak numri i përfituesve

Shqiptarët pas Sirianëve me kërkesat për azil në Gjermani, por qesharak numri i përfituesve

Publikuar më: 14:53 19-08-2016

Vetëm në Gjermani kanë kërkuar azil 53 805 shqiptarë. Por numri i qytetarëve shqiptarë që kanë arritur të përfitojnë azil është i papërfillshëm, pavarësisht se shqiptarët janë të dytët pas Sirianëve me kërkesa për azil. Janë vetëm 7 shtetas shqiptarë që kanë mundur të përfitojnë azilin në Gjermani, vend i cili ka patur kërkesën më të lartë të kërkesave për azil.
Gjatë vitit 2015 në Gjermani ishin regjistruar 441 899 kërkesa për azil, njofton Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (Bamf). Numri më i madh i azilkërkuesve kanë ardhur nga Siria, plot 168 567. Ndërsa në vendi e dytë të listës kanë qenë shtetasit e Shqipërisë me 53 805 kërkesa, shkruan nordëestzeitung.de.
Është interesante pastaj radhitja për nga përqindja e njohjes së kërkesave për azil të këtyre dy vendeve, vëren albinfo.ch. Kështu, përderisa te sirianët kjo përqindje është 96%, te shqiptarët vetëm 0.02%! Dhe nga kjo, nëse e pjesëtojmë shifrën prej 53 805 azilkërkuesish, na del shifra prej vetëm 7 personash që e kanë fituar azilin!
Qytetarët e Shqipërisë ashtu si dhe ata të shteteve tjera të Ballkanit, që në fillim kanë qenë pothuajse pa gjasa për të fituar azilin. Mirëpo me shpalljen e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në tetor të vitit 2015 si “shtete të sigurta të prejardhjes”, këto gjasa u zhdukën pothuajse në tërësi.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764