INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët, pasanikë apo jo?[VIDEO]

Publikuar më: 16:24 17-11-2017

Raporti i të dhënave për pasurinë globale për 2017 i Credit Swisse thotë se pasuria mesatare e një shqiptari është 11 mijë dollarë, nga të cilat vetëm 2 mijë dollarë janë pasuri finaciare e më shumë 9 mijë janë pasuri jo finaciare si banesa apo makina. Po edhe pse pasuria totale e shqiptarëve është 24 miliardë dollarë në 2017, nga 22 miliardë dollarë në fund të 2016-s, kjo nuk do të thotë se pasanikët janë rritur, por lidhet me faktin se dollari për disa muaj me rradhë u zhvlerësua.
Sipas shpërndarjes të të ardhurave rezulton se për Shqipërinë, afro 60% kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë. Ndërsa 40.3% e popullsisë ka një pasuri midis nga 10 deri 100 mijë dollarë.
Por sa milionerë ka Shqipëria? Sipas raportit vetëm 0.3% e popullsisë ka një pasuri mbi 100 mijë dollarë deri në 1 milionë dollarë, pra vetëm 6500 persona kanë një pasuri kaq të madhe. Po ata që kanë pasuri kanë dhe borxhe. Ata që kanë një pasuri prej rreth 11 mijë dollarë kanë dhe mesatarisht 752 dollarë borxh, pra kredi në banka.
Nga shtetet e rajonit, pasurinë më të lartë mesatare e kanë banorët e Kroacisë dhe Malit të Zi. Rreth 25. 700 dollarë kroatët dhe malazezët, me afro 19.500 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0059430599212646