INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët për herë të parë në majën e Antarktidës, bllokohen nga moti i keq. Prej 8 ditësh në temperatura -40

Shqiptarët për herë të parë në majën e Antarktidës, bllokohen nga moti i keq. Prej 8 ditësh në temperatura -40

Publikuar më: 14:09 26-12-2018

Mrika Nikqi, është 17 vjeçarja e parë në botë shqiptare, që së bashku me babanë e saj Arianit pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktide.

Babë e bijë kanë mbetur të bllokuar bashkë më ekipin e alpinistëve për shkak të motit të keq që arrin në temperaturën -40 gradë.

Në rrugën e kthimit ata janë ndeshur me motin ekstrem.
Babë e bijë kanë mbetur për tetë ditë të bllokuar në një tendë në temperaturë -40 gradë.

Shoqata e Bjeshkatarëve të Kosovës bën të ditur se më 16 dhjetor 2018 në orën 21:30, Mrika dhe Arianit u ngjitën në majën Mount Vinson, 4892 metra në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.

Sipas shoqatës për herë të parë flamuri i kombit dhe ai i Kosovës u ngrit në këtë kontinent të largët.

Në janar të këtij viti Mrika së bashku me babain e saj arritën të ngjiten në majën më të lartë në Afrikë të quajtur Uhuru Peak, e njohur edhe si maja e Kilimanxharos.

mrikamebab.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334