INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët përballë legalizimit të prostitucionit, reagime të ashpra në rrjete sociale  [FOTO]

Shqiptarët përballë legalizimit të prostitucionit, reagime të ashpra në rrjete sociale [FOTO]

Publikuar më: 12:09 28-09-2016

Legalizimi i drogës dhe prostitucionit ka ndezur një debat të madh në Shqipëri.

Por pavarësisht deklaratës  së bujshme të kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, i cili u shpreh se legalizimi i drogës dhe i prostitucionit mund të jetë një resurs i madh për ekonominë shqiptare, politikanët dhe shkrimtarët, ata që përfaqësojnë shtresën intelektuale të vendit nuk janë tërësisht dakord me të.

Pas tyre, edhe qytetarët e thjeshtë kanë vërshuar me komente,  dhe fyese, duke mbajtur qëndrimin e tyre ndaj legalizimit të prostitucionit . Ata i shqetëson idea se pse  Shqipëria nuk po mundet të dalë nga rrethi  vicioz i këtyre tundimve imorale, sipas të cilave mund të futemi më shpejt në Europë?

Ja vetëm disa nga komentet që e shprehin qartë zemëratën e tyre:

“Përfundimisht do të na përdhosin shtetin. Kjo ju konvenon këtyre qeveritarëve që marrin lekë nga kjo”

“Edhe k….t nga mungonin. Jemi shqiptarë, jo të degjenruar”

“Vdiq Enveri, vdiq edhe morali në Shqipëri”

Article Logic
Execution time: 0.0032191276550293