INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

''Shqiptarët përshëndesin nga burgu''/ Daily Mail: Të burgosurit tallen me autoritetet, ata bëjnë festa dhe...

Publikuar më: 09:56 02-09-2019

Media britanike Daily Mail ka bërë sërish një investigim për shqiptarët e dënuar në Britani, të cilët sipas tyre tallen me qeverinë, duke bërë festa të çmendura në burgje dhe të gjitha i filmojnë me celularë, pavarësisht se janë investuar 100 milion paund për të rritur sigurinë.

Pjesë nga shkrimi:

Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje. Ata përdorin celularë dhe bëjnë festa të çmendura në qelitë ku vuajnë dënimin. Të tjerët po kontaktojnë hapur me bashkëpunëtorët që ndodhen jashtë.

Një hetim i Daily Mail identifikoi se të paktën shtatë të burgosur që përdorin celularë dhe janë aktiv në media sociale.

Në listën e personave të identifikuar është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një grupi kriminal, në trafikun e kokainës dhe kanabisit.

Ai përdor telefon në burg, duke postuar video të drejtpërdrejta në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga  70,000 njerëz.

Në një postim ai shkruan “Zjarr në qeli”, të cilën e ka publikuar javën e kaluar. Në video ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur. Gjithashtu ata shkruajnë se çdo të shtunë kanë festa si kjo në burg.

Një i dënuar me 9 vjet burg për drogë dhe që ishte anëtari i një bande famëkeqe, ka thënë për një reporter se ai ka paguar 1500 paund për të marrë telefonin në burg

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson investoi 100 milion paund, për të ndalur përdorimin e celularëve në burg, apo substancave që  nxisin krimin dhe çrregullimin . Ministri i burgjeve, Lucy Frazer, tha javën e kaluar se problemi i celularëve ishte ‘përmirësuar’ për shkak të qëndrimeve të ashpra që janë marrë nga qeveria.

Pasi Daily Mail ka publikuar investigimin, Ministria e Drejtësisë, tha se llogaritë e medieve sociale të përdorura nga shtatë të burgosurit ishin të mbyllura. Telefonat u konfiskuan dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime që pritet të përfshijnë kohën shtesë pas hekurave.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: ‘Kjo sjellje nuk do të tolerohet kurrë dhe personat e përfshirë në shkelje të tilla do të ndëshkohen. Qeveria është e vendosur të rindërtojë besimin në sistemin e drejtësisë.

‘Ndërkohë sipas Daily Mail, zëdhënës të Facebook janë shprehur se kur lajmërohen për llogari aktive që përdoren nga burgu, ata zbatojnë urdhrat ligjore për të bllokuar llogaritë.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053