INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët pesimistë për ekonominë, nuk planifikojnë blerje të mëdha

Shqiptarët pesimistë për ekonominë, nuk planifikojnë blerje të mëdha

Publikuar më: 09:30 09-01-2019

Të dhënat zyrtare tregojnë për pesimizëm të madh ndër shqiptarët sa i përket ekonomisë. Sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të individëve në tremujorin e katërt të vitit 2018, rezulton se konsumatorët shqiptarë janë përfshirë në një qark pesimizmi, pasi prej vitesh kanë shmangur blerjet e mëdha.

Në këtë kategori përfshihen kryesisht banesa dhe pasuri të tjera të paluajtshme. 61 për qind e të anketuarve pohuan se në tremujorin e katërt të 2018-ës nuk kishin blerë mallra me vlerë të madhe. Kjo lidhet me faktorë të ndryshëm, mes të cilëve edhe plani për emigrim.

Por kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetër oferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjë e në rritje.

Article Logic
Execution time: 0.0055758953094482