INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët po marrin punët e serbëve

Shqiptarët po marrin punët e serbëve

Publikuar më: 10:13 18-04-2018

Shqiptarët për një punë të sigurt dhe të paguar po i drejtohen edhe Serbisë. E ata që lënë vendin nuk janë vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por dhe të Maqedonisë. Këtë lajm e ka shpërndarë vete Presidenti serb, Aleksander Vuçiç gjatë një interviste televizive, raporton B92 dhe ka thënë: “Vendi po përballet tashmë me një mungesë të forcës së punës, edhe pse shumë nuk më besojnë mua, ka deklaruar presidenti serb Aleksander Vuçiç

Ai ka treguar dhe raste konkrete të shqiptarëve që kanë gjetur punë në Serbi. Vuçiç sqaroi se gjatë një vizite tek një kantier ndërtimi në një lagje në Beograd, ka vënë re se punëtorët atje nuk flisnin gjuhën serbe dhe më pas mësoi se ata ishin shqiptarë nga Maqedonia.
Vuçiç tha se gjithashtu ka parë shqiptarë të punojnë edhe nën vende të tjera siç është sektori i ndërtimit siç janë autostradat dhe tunelet.

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678