INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët, populli që shpenzon më shumë për ushqime në Europë [VIDEO]

Shqiptarët, populli që shpenzon më shumë për ushqime në Europë [VIDEO]

Publikuar më: 09:05 19-06-2017

Të ardhurat e uleta që sigurojne shqiptarë i detyrojne ne nje një pjesë te mirë te, qe ti cojne vetëm për të garantuar nevojat minimale jetësore të të ushqyerit.
Sipas një studimi të fundit të publikuar nga Eurostat konsumatorët shqiptarë harxhojnë 38% të buxhetit të tyre për të blerë ushqime dhe pije jo alkoolike duke zënë kështu vendin e parë në Evropë.
Sipas të dhënave çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike janë më të lira në Shqipëri, sa 68% e mesatares evropiane ndërsa të ardhurat për frymë kane ngecur në 30% te mesatares së BE.
Janë pikërisht të ardhurat e ulëta ato që bëjnë që konsumatorët shqiptarë të shpenzojnë më shumë për ushqim e pije jo alkoolike.
Ndërsa vendin që shpenzon më pak për ushqime renditet Britania me 8.7% duke u ndjekur nga Luksemburgu me 9.1%.

 

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333