INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët punojnë më shumë se europianët. Ja sa…[VIDEO]

Publikuar më: 14:04 23-08-2017

A jemi punëtorë apo na shfrytëzojnë? Një punonjës shqiptar punon mesatarisht në javë 42.9 orë, në vitin 2016, rreth 2.6 orë më shumë se mesatarja e orëve të punës së 28 vendeve anëtare të BE-së. Pra një shqiptar punon mesatarisht 3 javë e 2 ditë më shumë se një europian në një vit.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë nga 42.4 orë në 42.9 orë, ndryshe nga europianët të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës.
Të dhënat bëhen të ditura pas krahasimit të një raporti të fundit të Bashkimit Europian lidhur me tregun e punës në Be dhe informacioneve të publikuara nga INSTAT.
Në BE, të punësuarit me kohë të plotë në Angli raportojnë orët javore më të gjata të punës në 2016-n, me 42.3 orë. Ata ndiqen nga të punësuarit në Qipro me 41.7 orë, austriakët me 41.4 orë, grekët, më tej polakët dhe portugezët me 41.1 orë. Të punësuarit në Danimarkë raportojnë më pak orë pune në një jave, vetë 37.8 orë.
Po gjithësesi në 28 vendet anëtare të BE-së, orët javore të punës z janë rreth 40.3, njësoj si në 2015-ën, ndërsa kanë pësuar një rënie me vetëm 6 minuta në krahasim me 2014-n.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002