INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët “pushtojnë” Eurovision-in! A do këndojnë katër shqiptarë në Lisbonë? [FOTO]

Shqiptarët “pushtojnë” Eurovision-in! A do këndojnë katër shqiptarë në Lisbonë? [FOTO]

Publikuar më: 21:34 12-02-2018

Si asnjëherë më parë në Eurovision Song Contest 2018, në Lisbonë të Portugalisë do të jenë tre këngëtarë shqiptarë. Ai që do të këndojë me flamurin kuq e zi është Eugent Bushpepa, si fitues i Festivalit të 56 të RTSH, me këngën e “Mall”. Një këngë rrok që alternohet me vokalin e këngëtarit. Ai rrëfen historinë e tij personale të mallit pasi këngën e ka kompozuar kur ishte larg familjes.

Ermal Meta, është shqiptari fitues i edicionit të 68-të të Sanremos. Kënga e tij “Non mi avete fatto niente”. “Nuk më keni bërë asgjë”, së bashku me kalabrezin Fabrizio Moro, do të jenë përfaqësuesit e Italisë në Eurovizion.

Të dy këngëtarët realizojnë një himn kundër terrorizmit dhe vetë teksi i këngës rrëfen rëndësinë e të mos pasurit frikë, apo të vazhduarit e jetës pavarësisht tronditjeve nga e keqja. Por, Ermal Meta nuk do të jetë fieraku i vetëm në Eurovizion. Këngëtarja me origjinë shqiptare, po nga Fieri, Eleni Foureria, do të garojën nën flamurin qipriot në Festivalin Evropian të Këngës.

Megjithatë, në Eurovizion 2018 mund të shohim edhe Shpat Kasapin.

Këngëtari ka deklaruar sot i ftuar në "Pop Culture" se këtë vit mund të përfaqësojë Maqedoninë në Eurovizion dhe e ka dërguar këngën e tij. Shpati u shpreh se në Maqedoni këngëtarët i dërgojnë këngët e tyre dhe një juri zgjedh fituesin, pra nuk funksionon si në Shqipëri me Festivalin e RTSH-së. Kujtojmë që një tjetër shqiptare që do marrë pjesë në Eruovizion këtë vit do jetë edhe Eleni Foureira e cila do përfaqësojë Qipron.

shpat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00166916847229