Shqiptarët janë ndër popujt që janë qejflinj të alkoolit dhe kur bëhet fjalë për të pirë shpenzojnë shumë. Eurostat ka publikuar dhe çmimet e tregtimit ku bie në sy se në vitin 2018 ato pësuan rritjen në raport me 2017.
Më konkretisht çmimet për pijet alkoolike kanë shënuar rritje, në 2018 me 5 pikë, nga 94.8 që ishin në 2017 dhe shkuar në 99.9.
Kështu Shqipëria ka shënuar një nivel çmimi për alkoolin aq sa mesatarja e BE-së, duke pasur një indeks më të lartë edhe se shumë vende anëtare të BE-së, si Gjermania, Franca, apo Italia, thotë Eurostat në një publikim të ri e që i referohet vitit 2018.
Ndërkohë duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit rekordin e mban Mali i Zi me çmimin e alkoolit 105.9.
Nivelin më të ulët të çmimeve në rajon dhe BE, e ka shënuar Bosnje dhe Hercegovina me një nivel çmimesh prej 72.
Në raport me një vit më parë çmimet për pijet alkoolike në Bosnje dhe Hercegovinë janë bërë më të lira.
Nivel i ulët çmimesh është shënuar edhe në vendet e Europës Qendrore si Hungaria me 76.7 dhe Çeki me 82.1.