INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët s’paguajnë kreditë! Të parët në rajon...[VIDEO]

Publikuar më: 09:36 18-04-2018

Sërisht një notë negative për Shqipërinë këtë herë në sektorin bankar. Jemi vendi i parë në rajon për kredi të këqija dhe në vitin 2017 lamë pas dhe Serbinë, që mbante vendin e parë në 2016. Shqiptarët nuk kanë paguar rreth 13.2% e kredive dhe kjo shifër është më e lartë se mesatarja e të gjitha shteteve të rajonit, që është 8.7%. Edhe sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vlerë absolute, kredia që nuk kthehet për më shumë se tre muaj është 72 miliardë lekë në 2017. 

Ndërsa serbët s’kanë shlyer 12% të kredive.
Studimi është realizuar nga Banka Botërore, që dhe ka bërë krahasime mes shteteve të rajonit për kreditë me probleme. Gjithësesi vite më parë kreditë e pakthyera nëpër banka kanë qënë në të gjithë rajonin më të larta dhe me masat shtrënguese që kanë marrë bankat situata është përmirësuar disi.
Shqipëria ka nisur të zbatojë një ligj për falimentin dhe kjo ka shtuar frikën e qytetarëve për të shlyer kreditë.
Edhe në Mal të Zi, kreditë më probleme kanë rënë me 8% në momentin kur nisi të zbatohet një skemë për ristrukturimin vullnetar të kredive. Ndërkaq Kosova ka prezantuar një sistem i ri për të zbatuar ekzekutimin e kolateralit e kjo ka bërë që kreditë me probleme të jenë në nivele të ulta, afro 3%.

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943