INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët shfrytëzohen në punë më shumë se çdo europian! Njihuni me detajet...

Shqiptarët shfrytëzohen në punë më shumë se çdo europian! Njihuni me detajet...

Publikuar më: 09:54 18-05-2018

Punëtorë po të varfër! Ky është në një farë mënyre fati i keq i shqiptarëve. Këtë e fakton raporti më i fundit i Komisionit Europian, pas matjes së cilësisë së jetës për vendet e Europës. Rezulton se shqiptarët punonjë 48 orë në javë në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 40 orësh në javë.

Pas Shqipërisë renditen për kohë më të gjatë pune serbët dhe turqit me 47 orë në vit, po kështu dhe grekët e portugezët. Bie në sy që punonjësit e shteteve të zhvilluara punojnë më pak orë. Të parët janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë dhe gjermanët me 38 orë. 
Komisioni Europian raporton se sondazhi u bë me një kampion të rastësishëm prej 1000 banorësh për shumicën e vendeve dhe 1300 banorë për shtetet e mëdha. Për Shqipërinë, sondazhi u realizua në 2017 dhe koha e intervistimit ishte 35 minuta. Një specifikë për vendin tonë ishte se sa më i moshuar të jesh aq më shumë orë punon, pasi orët më të gjatë të punës i raportoi grupmosha 50-64 vjeç, më pas vijnë ata 35-49 vjeç. Ndërsa grupmosha 25-34 vjeç deklaron se punon 45 orë. Po puna me orët të gjata të lodh dhe këtë e thonë 72% e të anketuarve shqiptarë. Ata pohojnë se të paktën disa herë në muaj shkojnë në shtëpi tepër të lodhur dhe nuk merren dot me asnjë punë shtëpiake.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775