INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin më shumë se europianët e tjerë

Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin më shumë se europianët e tjerë

Publikuar më: 10:10 20-02-2019

Shqiptarët nxjerrin nga xhepat e tyre më shumë para se të gjithë europianët e tjerë për shëndetin. Bëhet fjalë për masën e sigurimeve që paguajnë. Ky është konkluzioni i një raporti të Eurostat dhe Bankës Botërore.

55% e banorëve në Europë raportuan se shuma që familja e tyre duhej të paguante për kujdesin mjekësor nuk përfaqëson një barrë financiare. Ndërsa 34% thanë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor ishin disi një barrë financiare dhe 11% i perceptojnë këto shpenzime si një barrë të rëndë në buxhetin e familjes. Në veçanti pjesa më e madhe e shqiptarëve rreth 57% mendojnë se barra finaciare është shumë e lartë. Kjo vlerë është mbi 5 herë më e lartë se mesatarja europiane. Pas Shqipërisë në rajon renditet Mali i Zi me rreth 32%. Kurse Bosnja, e ka këtë tregues gati 29%.
Ndërkaq vetëm 28.3% e banorëve të Maqedonisë së Veriut, deklarojnë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor janë një barrë financiare. Në Serbi, kjo peshë është më e ulët, në rreth 15%.
Në botë, vendet që paguajnë më shumë nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë Armenia, Jemeni, Azerbajxhani, me rreth 80% të të anketuarve.
Sipas Eurostat, nga vendet e BE-së, 13% e të anketuarve kanë pohuar se kanë një barrë të lartë financiare për blerjen e ilaçeve, 17% për shërbimet dentare, dhe 13% për shërbime të tjera shëndetësore.
Qipro, Bullgaria, Italia, Letonia janë shtetet që raportojnë kosto më të lartë për shërbimet shëndetësore dhe ato dentare. Ndërsa blerja e barnave është barrë më shumë për polakët, qipriotët, bullgarët.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596