INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët shpenzojnë për veshje edhe më shumë se europianët [VIDEO][

Shqiptarët shpenzojnë për veshje edhe më shumë se europianët [VIDEO][

Publikuar më: 17:36 25-08-2017

Shqipëria është një ndër vendet me ekonominë më të dobët në Evropë, por që shqiptarët mesa duket kur blejnë veshje e harrojnë varfërinë.
Këto janë të dhënat e fundit të një studimi nga INSTAT ku rezultuan se shqiptarët shpenzojnë rreth 5% të ardhurave të tyre për veshje dhe këpucë.
E kur e krahason këtë përqindje me shtetet evropiane ekonomia e të cilave është shumë e mirë, rezulton që kemi po të njëjtën përqindje shpenzimesh.
Sipas të dhënave 50% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqime dhe pije alkoolike, shifër relativisht e lart kur e krahason me vendet evropiane të cilët shpenzojnë vetëm 12 %.
Shqiptarët për tu veshur nuk kursehen ndryshe nga evropianet të cilët shpenzojnë më shumë për argëtim se sa për veshje.
Vendet që shpenzojnë më shumë për veshje duke u renditur dhe në vendet e para janë Italia me 6.3%, Portugali me 6.1% dhe Austria.
Ndërsa vendet, banorët e të cilëve nuk i kushtojnë shumë rëndësi janë cekët, grekët dhe hungarezët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026628971099854