INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët shpëtojnë në det të hapur 34 emigrantë mes tyre dhe fëmijë

Shqiptarët shpëtojnë në det të hapur 34 emigrantë mes tyre dhe fëmijë

Publikuar më: 09:27 12-06-2018

Një gomone me 36 emigrantë ka humbur në ujrat e Egjeut. Anija shqiptare, 'Butrinti' ka mundur ti shohë dhe i ka shpëtuar emigrantët.

Është Ministra e Mbrojtjes, Olta Xhaçka që ka bërë me dije se anija shqiptare ka shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë dhe 15 gra.

Postimi i Xhaçkës:
Anija shqiptare Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj Oriku në detin Egje. Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë, shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra. 36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.

Article Logic
Execution time: 0.0016400814056396