INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët sigurojnë më pak jetën e tyre. Mungesë parash?

Shqiptarët sigurojnë më pak jetën e tyre. Mungesë parash?

Publikuar më: 09:21 27-07-2016

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka publikuar një raport ku bën të qartë se numri i kontratave të sigurimit  për jetën nga shqiptarët ka rënë. Gjatë periudhës Janar-Qershor rënia rezulton 2.97% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
AKF sqaron se tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.89% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.43%.
Ndërsa të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - qershor 2016 kapën vlerën mbi 6,619 milionë lekë, ose 2.97% më shumë se në periudhën janar - qershor 2015.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 41.15% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 58.85% të totalit të tregut.
Pra, nga rezultatet del se ata të cilët kanë qenë të punësuar janë “detyruar” të paguajnë sigurimet e tyre, ndërsa të papunësuarit janë në numër më të vogël.
Në këtë mënyrë dëmet e pagaguara janë rritur.
Gjatë periudhës janar - qershor 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,897 milionë lekë, ose 29.92% më shumë se periudhën janar - qershor 2015.
Në fund të gjithë këtij bilaci kuptohet lehëtsisisht se shqiptarët kanë o më pak vëmendje për sigurinë e jetës o më pak para për ta bërë këtë…

Article Logic
Execution time: 0.0020179748535156