INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët sytë nga BE, të vetmit institucion që i besojnë më shumë se çdo popull tjetër

Shqiptarët sytë nga BE, të vetmit institucion që i besojnë më shumë se çdo popull tjetër

Publikuar më: 08:34 26-08-2019

Besimi minimal tek institucionet e vendit dhe tek politika në përgjethësi bën që shqiptarët të besojnë tek Bashkimi Europian. Shqiptarët besojnë tej BE më shumë se çdo popull tjetër. Sipas një raporti të Eurostat, gati 80 përqind e popullsisë së Shqipërisë kishin besim të lartë të Parlamentin Europian më 2018. Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-se e kanë shtete anëtare të BE-së si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa besimin e më të ulët e kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca e tj.

Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulët.
Ky besim i lartë i shqiptare tek BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione.
Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi.
BQE ka vërejtur se pas krizës së borxheve në Eurozonë të vitit 2009 ka nisur të bjerë besimi ndaj euros i koordinuar edhe me politikat kombëtare të vendeve. Por Shqipëria dhe Serbia vijuan të kenë nivelin më të lartë të përdorimit të euros në transaksionet e tyre cash në raport me vendet e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627