INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët, të dytët pas marokenëve për marrje të shtetësive të huaja

Shqiptarët, të dytët pas marokenëve për marrje të shtetësive të huaja

Publikuar më: 13:55 06-03-2019

Kanë qenë 58.900 shqiptarë që gjatë vitit 2017 kanë marrë nënshtetësi në vendet e BE-së. 97% e tyre kanë marrë nënshtetësi italiane ose greke. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat.

Marrja e nënshtetësisë në vendet e BE nga shqiptarët kulmoi në vitin 2016, me 67.5 mijë persona. Ndërsa në raportin e fundit të 2017-së, shqiptarët renditen të dytët përsa i përket marrjes së nënshtetësisë, pas marokenëve, që ishin grupi më i madh me 67, 900 persona që morën nënshtetësi, nga të cilët 83% në Itali, Spanjë, ose Francë. 

Pas Shqipërisë dhe Marokut në vend të tretë ishte India me 31.600 persona, Turqia me 29.900, Rumania me 25.000, Pakistani 100, Polonia me 22.000 dhe Brazili me 21.600 persona.

Në total, thuhet në raportin e Eurostat, në vitin 2017 rreth 825 000 persona morën nënshtetësi në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, në rënie nga 995 000 në 2016 dhe 841 000 në 2015.

Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë shtetësinë e një prej Shteteve Anëtare të BE-së në vitin 2017, 17% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin qytetarë jo-shtetas të BE-së ose persona pa shtetësi.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279