INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët të dytët për sa i përket shfrytëzimit të prostitucionit. Policia spanjolle jep detaje

Shqiptarët të dytët për sa i përket shfrytëzimit të prostitucionit. Policia spanjolle jep detaje

Publikuar më: 17:37 18-10-2018

Shqiptarët janë të dytët për sa i përket numrit të të arrestuarve për shfrytëzim prostitucioni në Spanjë. Në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, policia spanjolle thotë se ka realizuar gjithsej 536 operacione kundër shfrytëzimit seksual, duke çuar në pranga 1,219 njerëz, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina. Nga operacionet janë shpëtuar 290 viktima. "Një nga gratë e çliruara ka një vajzë, ndoshta fryt i një sulmi seksual," tha në një konferencë shtypi José Nieto, kreu i Njësisë kundër Imigracionit.
Të dhënat vijnë ndërsa në Spanjë u organizua një tjetër operacion sot në bashkëpunim me Europol, duke shkatërruar një rrjet kriminal i dedikuar për trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin, duke çuar në pranga 15 persona. Arrestimet u realizuan në tri provinca spanjolle. Agjentët gjithashtu kanë liruar pesë viktima të cilët ishin të detyruar të paguajnë një borxh prej 35,000 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0043709278106689