INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët të fundit në rajon për produktet me standarde[VIDEO]

Publikuar më: 13:58 17-07-2017

Standardet e produkteve shqiptare lënë për të dëshiruar. E kjo jo vetëm na bën më dyshues për produktet që konsumojmë, por dhe bizneset ende vazhdojnë të hasin barriera për tregtimin e produkteve të tyre jashtë vendit. Ata nuk kanë çertifikatave të nevojshme që garantojnë standarde. Kjo është e vështirë, sidomos për ata që duan të eksportojë dhe ku konkurrenca bëhet edhe më agresive.Sot në ditën e konkurrueshmërisë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim solli edhe një herë në vëmendje raportin që kanë vendet e Europës Juglindore me çertifikimin dhe sa konkurrues janë në tregun global. Të dhënat për Shqipërinë tregojnë një situatë jo dhe aq pozitive për një vend, e cila synon që në modelin e saj ekonomik të ketë rritjen e prodhimit dhe orientimin drejt eksporteve e rezultojmë të fundit në rajon.  
“Në rajonin e Europës Juglindore, numri i certifikatave ISO 9001 të regjistruara, për milion banorë është më i ulët se në Bashkimin Europian. Serbia ka nivelin më të lartë ndërsa Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi më të ultin” – thuhet në raport.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Organizata Ndërkombëtarë e Standardeve tregojnë se, në raport me numrin e popullsisë, mbetemi të fundit. I dyti në listë është Mali i Zi dhe i treti Maqedonia. Sa më shumë çertifikata të zotërojë një biznes, aq më të vogla janë barrierat që has në tregun ndërkombëtar, pasi në bazë të marrëveshjeve tregtare, çertifikatat njihen si garanci për plotësimin e standardeve dhe cilësisë e ne jemi ende shumë mbrapa.

Article Logic
Execution time: 0.0027999877929688