INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët të “papunë” apo… Të fundit në rajon për numrin e llogarive bankare!

Shqiptarët të “papunë” apo… Të fundit në rajon për numrin e llogarive bankare!

Publikuar më: 12:36 05-02-2016

Banka Botërore ka publikuar të dhëna në lidhje me numrin e të  rriturve, që  kanë  llogari bankare dhe shqiptarët janë të fundit në  rajon me 38 %.
Edhe pse nuk janë  analizuar arsyet se përse numri i shqiptarëve, që kanë  llogari bankare është kaq i ulët, ajo që dihet me saktësi është se të punësuarit kanë  të gjithë llogari bankare për të marrë pagën, kështu që arsyet mund të  jenë këto: Ose janë të varfër, të papunë apo punojnë në të zezë…  
Dobët paraqitet dhe Kosova, menjëherë pas Shqipërisë me 48 % e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 53 %, Mali i Zi me 60 %, Maqedonia me rreth 72 %.
Ndërsa serbët janë kampion dhe kanë të hapur llogari bakare rreth 83 %  e të  rriturve.

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008