INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët të varfër por nuk kursejnë për makina, celular dhe kompjuter

Shqiptarët të varfër por nuk kursejnë për makina, celular dhe kompjuter

Publikuar më: 09:40 26-12-2017

Shqiptarët shpenzojnë më shumë para për shtëpi dhe makina se sa për vetën. Ky është rezultati i studimit të të dhënave nga zhvillimet në tregtinë me pakicë të këtij viti. Shqiptarët janë të prirur për një kujdes të tepruar ndaj shtëpisë dhe makinës se sa për veten, pavarësisht nivelit relativisht të lartë të varfërisë që karakterizon vendin, që ka ndër të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë.
Të dhënat mbi tregtinë me pakicë të tremujorit të tretë 2017, publikuar nga INSTAT, tregojnë se indekset e tregtisë me pakicë shënuan vlerën më të lartë të rritjes për artikujt joushqimorë se sa ata ushqimorë.
Në tremujorin e tretë të 2017-s, tregtia me pakicë e ushqimeve dhe pijeve u rrit vetëm me 1.7%, teksa shitja e artikujve joushqimorë u rrit me 4.5%, niveli më i lartë që nga tremujori i fundit i 2016-s.
Shitjet me pakicë të karburanteve gjithashtu u rritën në nivele të ngjashme me shitjet e ushqimeve. Në tremujorin e tretë, indeksi tregtisë me pakicë në hidrokarbure u rrit me 1.1%, nivel shumë më i ulët se mesatarja historike dhe i pesë tremujorëve të fundit.
Indeksi i tregtisë me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të ndryshme kompjuterike u rritën në tremujorin e dytë me përkatësisht 6.1% dhe 16.7%, normë kjo më e lartë se sa e tremujorit të parë (5% dhe 5.3%) dhe mesatares së vitit 2016 (7.5% dhe 12.3%). Kjo tendencë duket se ka vijuar edhe në tremujorin e tretë sipas të dhënave nga treguesit e tregtisë me pakicë të publikuara nga INSTAT.
Për më tepër, në tremujorin e fundit të vitit, tendenca për të blerë artikuj elektroshtëpiake sidomos televizorë dhe celular rritet edhe më shumë për shkak të festave të fundit të vitit që nxiten edhe nga ofertat e kompanive që i tregtojnë ato.

Article Logic
Execution time: 0.0023179054260254