INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët të varfër sa më s’ka! Faktet...[VIDEO]

Publikuar më: 09:55 10-10-2017

Varfëria në vendin tonë nuk njeh kufij! Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk plotësojnë dot as nevojat minimale siç është ushyerja, ngrohja, pagimi i faturave apo dhe të pushojnë disa ditë në vit. Barometri i Ballkanit, i publikuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal ka anketuar banorët e 6 vendeve të Ballkanit, shqiptarët, serbët, malazezët, kosovarët, boshnjakët, kroatët dhe maqedonasit lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballimin e nevojave të përditshme. 

Nga raporti Shqipëra rezulton me një përqindje të lartë të banorëve, që shprehen se nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha elementët që përfshihen në pyetje që ishin 5 dhe lidheshin me kushtet bazike për të jetuar. Në Shqipëri rreth 30% e familjeve nuk blinin dot ushqimet e shportës, 39% nuk ishin në gjendje të paguanin faturat e dritave apo ujit dhe rreth 43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë gjatë dimrit. Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë afro 70% e të intervistuarve.
Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833