INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptaret viktima të dhunës seksuale që jetojnë në SHBA, protestojnë para ambasadës serbe…

Shqiptaret viktima të dhunës seksuale që jetojnë në SHBA, protestojnë para ambasadës serbe…

Publikuar më: 08:24 01-05-2019

Një protestë e pazakontë është mbajtur para ambasadës serbe në Uashington. Atje janë mbledhur të mbijetuarit e dhunës në Kosovë dhe familjarë të viktimave, si edhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Protestuesit kërkuan drejtësi për krimet e kohës së luftës.
“Është një punë që është dashur të hapej edhe më herët. Pak me vonesë, por më mire vonë se hiç dhe unë e kam kauzën të luftoj për drejtësi dhe të thyej stigmën jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë botën, ku kanë ndodhur dhunime gjatë luftrave”, tha e mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe Vasfije Krasniqi Goodma
Anëtari i Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ishte një prej protagonistëve të protestës, shkruan Zërit të Amerikës.
“Sot është një ditë që mbas 20 vjetëve të kujtohen gabimet, dëmi që ka ndodhur në Kosovë. 20 mijë femra janë përdhunuar, 13 mijë vetë kanë vdekur, 1620 janë zhdukur. Kemi filluar një lobim të fortë, të vazhdueshëm që me u vu presion Serbisë që kriminelat e luftës të paraqiten para gjykatës, që t’i gjykojmë ne. Zoti ka me i gjyku në jetën tjetër”, tha ai.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, dy vetë nga personeli i ambasadës së Serbisë në Uashington thanë për Shërbimin Shqip se protesta “nuk do të thotë asgjë”. “Është një vend demokratik dhe gjithkush mund të protestojë,” thanë ata.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488