INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët, vlen më pak jeta se sa makina!

Shqiptarët, vlen më pak jeta se sa makina!

Publikuar më: 09:12 04-05-2016

Kultura e sigurimi të jetës në Shqipëri duket se ende nuk është e zhvilluar aq sa duhet. Dhe për të vërtetuar këtë fakt, mjafton që të marrim shifrat në tregun e sigurimeve në vendin tonë, ku vërehet qartë se tregu i sigurimeve është i dominuar nga ai i automjeteve. Mbase ky fenomen vjen dhe për një fakt të thjeshtë, tregu i sigurimeve të automjeteve është i detyruar me ligj.

Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe pronat e tjera. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rreth 62% e tregut përbëhej nga sigurimi i automjeteve. Ndërkohë qytetarët janë siguruar më pak në mënyrë vullnetare.

Për 3 muajt e parë të 2016-ës, rezultatet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 1 miliardë lekë, duke pësuar një rënie vjetore me 11.3%, ndërsa numri i kontratave u ul me 6.1%.

Mungesa e kulturës së sigurimit por edhe të ardhurat e pakta, janë arsyet kryesore pse shqiptarët nuk sigurohen në mënyrë vullntare, përfaqësuesit e shoqërive të sigurimit në vend. 

Article Logic
Execution time: 0.0034492015838623