INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët zbulojnë një skemë të re për të qëndruar në Gjermani

Shqiptarët zbulojnë një skemë të re për të qëndruar në Gjermani

Publikuar më: 08:15 19-06-2018

Mos u çudisni po shqiptarët po përdorin dhjetra metoda që të mos deportohen nga Gjermania për në Shqipëri. Ata bëjnë kontrolle mjekësore të zgjatura në kohë për të përfituar qëndrimin, por dhe të sëmurë kronikë gjejnë mënyra që të ndiqen nga spitalet gjermane. 

Ministri i Integrimit Joachim Stamp, i është përgjigjur dhe pyetjes së populistëve se sa azilkërkues jetojnë në landin gjerman NRW, të cilëve u është refuzuar kërkesa, por qëndrojnë për shkak të kontrolleve mjekësore? E ai thotë: “Sipas të dhënave të 30 prillit plot 52.918 persona kanë statusin e një duldung ((leja e përkohshme e qëndrimit), ku ndaj tyre është refuzuar dëbimi për arsye të ndryshme. Për arsye të kontrolleve mjekësore nuk janë dëbuar gjithsej 1.714 persona, përcjell albinfo.ch.
Ai sqaron se shumica e tyre jetojnë në Köln (675), ndjekur nga 415 në Düsseldorf, ndërsa pjesa më e madhe janë me origjinë nga vendet ish jugosllave.
Për më tepër në Köln janë 111 shqiptarë, 97 maqedonas dhe 78 serbë. E ngjashme situatat është edhe në Düsseldorf me 114 maqedonas, 75 serbë dhe 55 shqiptarë. Këto janë me vende origjine ku nuk mund të fitohet azil në Gjermani.
Fitimi i “duldung” arrihet kur i sëmuri azilkërkues rrezikon jetën në rast se vijon mjekimin në vendin e origjinës.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773