INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët zgjedhin të ikin jashtë për festa! Më shumë preferojnë rajonin, por dhe Dubain[VIDEO]

Publikuar më: 15:26 31-12-2018

Vitet e fundit shqiptarët po shfaqin gjithnjë e më shumë tendencën për të kaluar festat jashtë vendit. Edhe këtë vit, shumë qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur që natën e Vitit të Ri ta kalojnë jashtë territorit shqiptar. Duke patur një kosto më të përballueshme për ekonominë shqiptare, vendet e rajonit me dëborë dominojnë në preferencat e shqiptarëve. Kjo pohohet për IN News nga përfaqësuesit e Agjencive Turistike.

Të festosh natën e ndërrimit të viteve me diell dhe plazh. Edhe kjo po kthehet në preferencë për shqiptarët ku sipas operatorëve turistikë ka kërkesa të larta edhe për vendet e ngrohta, ku dominon Dubai.
Këtë fundvit surprizën e bëjnë vendet ekzotike si Kuba, Havana e Puntakana po kërkohen gjithnjë e më shumë për natën e ndërrimit të viteve.

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555