Turqia sa vjen edhe po i josh më shumë pushuesit shqiptarë duke sjell kështu një rritje të numrit të turistëve që e zgjedhin si destinacion të tyrin.
Këto të dhëna i ka bërë publike Ministra Turke e Turizmit, sipas të cilëve përgjatë vitit 2016 numri i turistëve shqiptarë shënoi një rritje me 18 %.
Pavarësisht sulmeve nga të cilat Turqia u goditë vitin e kaluar duke sjell një ulje të ndjeshme në turizëm, vizitorët shqiptare nuk hoqën dorë madje numri i tyre pati një rritje.
Sipas specialistëve turk ajo çka ndikoi në rritjen e interesit të shqiptarëve për të vizituar Turqinë ishin ulja e çmimeve të paketave turistike deri në 50%.
Shqiptarët në Turqi preferojnë të prenotojnë në resorte me katër e pesë yje dhe me shërbime all apo edhe ultra all inklusive ku këto paketat kushtojnë mesatarisht 400-500 euro personi.
Qytetet si Antalia, Bodrumu, Kemeri dhe Alania janë destinacionet e kryesore të pushueseve nga vendi yn.