INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarëve u bie interesi për shëndetin, po frenojnë sigurimet

Shqiptarëve u bie interesi për shëndetin, po frenojnë sigurimet

Publikuar më: 11:44 02-05-2019

Shqiptarët nuk po shpenzojnë për të siguruar shëndetin e tyre. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pagesa për sigurimin e sëmundjeve në 3 muajt e parë të 2019, ra me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë.

Gjithësesi për sigurime private të shëndetit u shpenzuan rreth 145 milionë lekë në tre muaj, ose rreth 4% e primeve të tregut të sigurimeve.
Sigurimi i sëmundjeve ofrohet nga pesë kompani të sigurimit publike dhe private dhe deri në vitin 2017 interesi nga ana e qytetarëve ishte i lartë. Vitin e kaluar rritja ishte modeste, por këtë vit ka nisur rënia.
Për 2018-ën, primi mesatar vjetor i paguar për të siguruar shëndetin nga sëmundjet ishte rreth 230 lekë për frymë. Kjo tregon se tregu shqiptar ka ende vështirësi për sigurimet e mirëfillta vullnetare. Sigurimi i shëndetit është promovuar më shumë në ambientet e punës në formën e paketave të benefiteve për punonjësit, si një mundësi për t’iu dhënë akses në shërbimet shëndetësore private.
Rënia e sigurimeve të shëndetit nuk ndikon pozitivisht as tek spitalet e klinikat private, pasi një pjesë e të ardhurave të tyre paguhen nga siguruesit.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723