Policia greka ka sekuestruar 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u gjet në një mjet, i cili po drejtohej nga një shtetas shqiptar. 52-vjeçari është arrestuar si posedues i drogës, e cila ishte e ndarë në dy qese. Gjithashtu në makinë u gjetën dhe sekuestruan 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8.600 lekë të reja shqiptare. Policia greke ka sekuestruar prej fillimit të vitit rreth 8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.