INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari dhe e dashura e tij humbin jetën në aksident. Policia në kërkim të autorit [VIDEO]

Shqiptari dhe e dashura e tij humbin jetën në aksident. Policia në kërkim të autorit [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 11-09-2018

Një i ri shqiptar dhe e dashura e tij polake kanë vdekur si pasojë e një aksidenti pranë qendrës së Athinës. Aksidenti ndodhi të dielën orët e para të mëngjesit kur Sokol Shkurti dhe Veronika Kiueek, po kalonin në rrugën “Agiu Meletiu” në qendër të Athinës. Të dy humbën jetën në asfalt, ndërsa shoferi i makinës xhip u largua menjëherë.
Policia greke është në kërkim të makinës xhip i zi që vrau çiftin e ri, Sokolin 26-vjeçar dhe Veronikën 23-vjeçare dhe i braktisi në asfalt. Ajo ka mbledhur prova nga rrëzimi dhe po kontrollon kamerat e sigurisë në zonë. Në reportazhin e Star Channel dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme, ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiupek kërkon drejtësi. Ai kërkon nga që të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë. “Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”,- shprehet babai i 23-vjeçares. Sokoli punonte courier ndërsa Veronika studionte për Mikrobiologji.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785