INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari dhe marokeni terrorizojnë Firencen, hyjnë në diskotekë me thika dhe duke bërtitur

Shqiptari dhe marokeni terrorizojnë Firencen, hyjnë në diskotekë me thika dhe duke bërtitur "Allahu Ekber"

Publikuar më: 10:42 13-10-2017

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Firences në orët e vona të mbrëmjes.

Një shtetas shqiptarë rreth 30 vjeç dhe një maroken 31 vjeç në gjendje të dehur kanë hyrë në një diskotekë me thika në duar duke bërtitur "Allahu Ekber" duke terrorizuar njerëzit.

Rojet e diskotekës kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë duke shmangur ndonjë tragjedi.

Pasi i kanë nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit, ata janë rikthyer përsëri duke kërcënuar të pranishmin por më pas ata kanë nisur të konfliktohen me njëri tjetrin.

Sipas mediave italiane marokeni dhe shqiptari kanë pësuar plagë të lehta dhe tashmë janë nën kujdesin e mjekëve dhe policëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926