Artisti shqiptar Saimir Strati shton koleksionin e rekordeve. Së fundi ai ka fituar rekordin e 10-të Guines duke duke realizuar portretin e Nënë Terezës .
Ky mozaik i veçantë u realizua në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës.
Strati iu deshën 28 ditë kohë për të përfunduar këtë mozaik unik. 50-vjeçari vetë tregon se idenë e ka marrë gjatë samitit të G20-tës ndërsa ka parë dosje, letra e kapëse të lëna mënjanë. Pikërisht këto dosje që kanë shërbyer për të dhënë mesazhe paqe në botë kanë frymëzuar Stratin për mozaikun e ndërtuar me 5 milionë kapëse teli me ngjyrë të bardhë dhe ari me një dimension 10 metra katrorë që mban mesazhin: Paqja nis me një buzëqeshje.
Para se të niste punën me veprën, Strati që kishte thyer 9 rekorde Guinness, premtoi se do ta thyente sërish rekordin botëror me portretin e Nënë Terzës, duke e bërë atë mozaikun më të madh në botë dhe ia doli.