INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari i dehur aksidenton për vdekje një grua dhe fëmijën e saj

Shqiptari i dehur aksidenton për vdekje një grua dhe fëmijën e saj

Publikuar më: 12:11 14-07-2016

Një aksident vdekjeprurës ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës, më 13 korrik  në Sirmione, në provincën e Brescia, kanë humbur jetën dy persona, një grua 37 vjeçare, e quajtur Annamaria Zippone dhe një fëmijë i mitur e moshës dhjetë vjeçare, quajtur Gaia Botticchio.

Gruaja, nga Puglia, dhe fëmija vdiq në makinën tjetër të aksidentuar. Ajo ishte në automjet e shoqëruar edhe nga një grua tjetër (që është nëna e fëmijës së vdekur).

Në makinë ishin edhe dy fëmijë të tjerë (bijtë e viktimës), të gjithë banorë të Sirmione. Të mbijetuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Fëmijët e viktimës Annamaria, të moshës 10 dhe 7 vjeç, janë shtruar në spital.

Shqiptari që shkaktoi aksidentin po udhëtonte nga Brescia për në Verona.

Sipas hetimeve të para, makina Seat Antea, drejtuar nga shqiptari 21-vjeçar, përplas dhunshëm me Fiat Punto ku udhëtonin 5 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0032799243927002