Shqiptari nga Kosova ka bërë një arratisje spektakolare nga burgu qendror i Fribiouge në Zvicër. Nga informacionet e marra nga mediat zvicerane shqiptari i rrezikshëm është me inicialet Bashkim L.
Personi cilësohet si një person me rrezikshmëri shumë të lartë. 35-vjeçari është arratisur mëngjesin e së shtunës rreth orës 2:00.
E veçanta e kësaj historie ëshë se as autoritetet Zviceriane nuk kanë informacion sesi shqiptari ka mundur të arratiset nga burgu.
Personi akuzohej për vrasjen e një shqiptari tjetër për motive droge. Prokurori i Përgjithshëm ka nisur një hetim special për të kuptuar sesi i burgosuri ka mundur të zhduket pa lënë asnjë gjurmë.
Fotografia dhe raporti i personit mbi 35- vjeçarin janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Bashkim L. konsiderohet si një individ i rrezikshëm. Ai ndoshta është larguar nga territori zviceran, kanë thënë autoritetet.