Ali Qazimaj ka goditur për vdekje Peter Stuart dhe ka zhdukur bashkëshorten e tij Sylvia, 69 vjeçe. Për këtë arsye policia britanike ka shpallur në kërkim shqiptarin.
Sipas dyshimeve gjithçka ka ndodhur sepse djali i çiftit kishte dëshirë të përvetësonte apartamentin e prindërve të tij dhe për këtë arsye ai ka kërkuar ndihmën e shokut të tij shqiptarit, Ali Qazimaj. Policia ka arrestuar djalin ndërkohë që po përpiqet të bjerë në gjurmët e shqiptarit.
Sipas dyshimeve shqiptari është arratisur në drejtim të Francës me qëllimin, që të kthehet në Shqipëri.
Pak ditë më parë u gjet nga policia londineze trupi i braktisur i Peter disa metra larg shtëpisë së tij dhe më pas u raportua se ka humbur edhe bashkëshortja e tij Sylvia.