INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari i zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i vdekur në Itali

Publikuar më: 08:23 25-05-2017

Ishin shpallur të zhdukur prej tre ditësh por janë gjetur të vdekur në një gurore në Itali. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, të cilët janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia.

Policia italiane ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve gjatë natës së shkuar dhe njëri prej tyre është identifikuar. Ai quhet Fabiol Kyçyku 19 vjeç të cilin familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tij të dielën e shkuar. Identiteti i shqiptarit të dytë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregdetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”-

Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta.

Dy shqiptarët dyshohet se do grabisnin një banesë

Sipas hetimeve të para dy shqiptarët  kanë humbur jetën aksidentalisht pasi kanë tentuar të grabisin një banesë  pranë vendngjarjes.

Ka qenë një miku i tyre po shqiptar i cili ka dhënë alarmin e kërkimit të trupave të tyre në atë zonë pasi e dinte se dy të rinjtë do të kryenin një vjedhje banese në atë territor.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986