Një trafikant shqiptar droge, është vënë në pranga nga Policia e Milanos.
Në garazhin e tij janë gjetur 1.1 kg kokainë, 560 gramë heroinë e 31 mijë euro cash.
50 vjeçari shqiptar rezulton i njohur nga autoritetet e drejtësisë italiane.
Lëvizjet e dyshimta të automjetit të shqiptarit çuan në ndalimin e tij e më pas në kontrollin e banesës dhe të grazhdit në pronësi të shqiptarit. Ndaj tij rëndon akuza e trafikut të drogës e aktualisht ndodhet në burgun e Lodit në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë italiane.