Një ngjarje e rëndë ka tronditur një natë më parë zonën e Montecassiano, në sheshin përballë disko ‘Liolà’.
Një burrë 55 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Besnik Habiraj, ndjekur me veturën e tij ish-gruan dhe më pas e ka masakruar atë në park.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka dhënë detajet e para ku shprehet se gruaja me origjinë shqiptare rezulton të ishte ish-gruaja e shqiptarit. Ata ishin ndarë për shkak se 55- vjeçari ushtronte dhune dhe e keqtrajtonte atë, shkruan panorama.
Natën e masakrës ai e kishte ndjekur, ndërsa ish gruaja e tij kishte shkuar me disa miq dh mikesha për tu argëtuar në pub. Por shqiptari e kishte ndjekur. Ku e kishte parë në shoqërinë e disa djemve të tjerë ai ishte bërë keq, dhe kishte tentuar që ta godiste. Por menjëherë ka ndërdyrë miku i saj dhe e ka ndalua. Më pas gruaja e frikësuar për ndonjë skandal të mundshëm është larguar bashkë me një mikeshën e saj në drejtim të parkut ku kishin makinën për tu larguar. Por shqiptari i kishte ndjekur nga pas kishte dalë nga makina e tij dhe kishte masakruar ish gruan. Edhe pse mikesha e saj lajmëroi shokët për tu ardhur në ndihmë, kur ata arritën nuk kishin më asgjë për të bërë. Menjëherë më pas është lajmërua policia që ka arrestuar shqiptarin. Nga ana tjetër gruaja shqiptare identiteti i së cilës nuk behet i ditur është në gjendje të rëndë në spital, shkruan “Panorama”.