INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari më i urryer i Amerikës del në gjyq. Akuzohet për mashtrim

Shqiptari më i urryer i Amerikës del në gjyq. Akuzohet për mashtrim

Publikuar më: 17:17 27-06-2017

Sipërmarrësi me origjinë shqiptare i farmaceutikës Martin Shkreli, është dërguar në gjykatën e Brooklyn, për mashtrim. Shkreli që u bë i famshëm si njeriu më i urryer në botë pasi rriti çmimin e një ilaçi, që mund të shpëtonte shumë jetë, u shfaq të hënën para gjykatës. Ai po gjykohet për atë që prokurorët amerikanë e kanë cilësuar një skemë piramidale në kompaninë dhe fondin e besimit që ai kryesonte dikur. Prokurorët e akuzojnë Shkrelin se ka gënjyer investitorët në fondin e besimit dhe ka përvetësuar miliona dollarë asete nga kompania biofarmaceutike “Retrofin” për t’i ripaguar ata. Vetë Shkreli deklarohet i pafajshëm. Gjyqi pritet të zgjasë nga 4 deri në 6 javë. Shkreli, 34 ­vjeçar, zemëroi pacientët dhe ligjvënësit amerikanë duke rritur çmimin e ilaçit “Daraprim” në 750 dollarë për një pilulë, nga 13.50 dollarë në vitin 2015, kur ishte shef ekzekutiv i “Turing Farmaceuticals”. Akuzat që çuan në arrestimin e tij në dhjetor të vitit 2015 nuk janë të lidhura me “Turing”, por fokusohen te drejtimi i “Retrofin” dhe fondit të besimit “MSMB Capital Management” mes viteve 2009­2012.

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705