Epo ne kudo që shkojmë, do u tregojmë të tjerëve në një mënyrë apo një tjetër se jemi shqiptarë. Të njejtën gjë ka bërë edhe reperi i njohur Gjiko. Përveç se një nga reperat më të mirë të momentit, Gjiko na ka treguar që ka një sens humori për t’u admiruar. Ai ndodhet për pushime në Maldive me partneren e tij Elita Rudin, por nuk i ka harruar “zakonet” shqiptare.
Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet duke u lyer me kos sipas tij dhe ka shkruar: “Shqiptarët në deti.
Mirëpo të themi të drejtën, ai duket si krem, por për shaka reperi shkruan se kjo është ajo çfarë bën një shqiptar kur shkon me pushime në det.