Një turiste norvegjeze, ditën e enjte, ka bërë një kallëzim penal në policinë greke në ishullin e Kretës. Në pretendimin që ajo ka ngritur thotë se e ka përdhunuar një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Chanias.
E reja ishte me pushime në Casteli. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Policia është duke hetuar akuzat dhe ka marrë në pyetje të akuzuarin për dhunën, por pa hedhur asnjë akuzë deri tani mbi shqiptarin.