INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari në Itali: 3-4 mijë euro pasaportë italiane për Sirianë, Afganistanë e Irakianë

Shqiptari në Itali: 3-4 mijë euro pasaportë italiane për Sirianë, Afganistanë e Irakianë

Publikuar më: 10:29 08-07-2016

Trafik illegal me pasaporta Italiane për shtetas që vinin nga Siria, Afganistani, Kenia e Iraku. Banda kriminale e prdhimit të pasaportave false shtrihej në disa vende, ndërsa baza e saj ndodhej në Romë. Mediat italiane kanë zbardhur detaje mbi trafikun ilegal të pashaportave italiane zbuluar nga Policia italiane e qytetit të Romës. Mësohet se klarabinierët italianë kanë ekzekutuar urdhër arrestimin ndaj 11 personave, mes të cilëve dhe një shtetas shqiptarë.
Sipas mediave italiane aktiviteti i këtij trafiku administrohej nga dy organizata; një organizatë shqiptare e një organizatë afrikanoveroire me bazë në qytetin e Romës e të Napolit e me lidhje në Paris, Belgjik e Turqi.
Shtetasi shqiptarë i arrestuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, konsiderohet një nga eksponentët e organizatës së shqiptarëve, e që kërkonte një pagesë prej  3-4 mijë euro për çdo pasaportë të shitur.
Pika e referimit e këtyre dy organizatave ishte një berber me origjinë nga Algjeria, 40 vjcari Mohamed Chouli Salah, rezident në provincën e Salernos.
Mësohet se prodhimi i pasaportave false bëhej kryesisht për shtetas që vinin nga Siria, Afganistani, Kenia e Irak. Përveç pasaportës këta shtetas pajiseshin dhe me karta identiteti e kode fiskale italiane.
Sipas prokurores së çështjes Vilma Passamonti, nuk ka ende elementë që të vërtetojnë se këto pasaporta u janë shitur fanatikëve xhihadistë të përfshirë në ngjarjet tragjike të shkakatura së fundmi në Europë. Por përgjimet telefonike kanë vërtetuar se këto pasaporta janë përdorur për të transferuar në Europë persona nga zonat e luftës në Siri, Irak e Afganistan e Kenia

Prokuroria e Romës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtyre grupeve kriminale si dhe lidhjet e tyre përtej kufirit italian.

Article Logic
Execution time: 0.0046169757843018