Pasi është rrahur, mbajtur peng dhe kërcënuar shqiptari ka vendosur të rrëfejë tmerrin absurd që ka hequr për borxhin prej 13 mijë eurosh.
Sipas mediave italiane shqiptari është një 47-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Rrëfimi i tij ishte indicia e kapjes së një bande të rrezikshme në Itali që vepronte ndërmjet Tor Bella Monaca, Albano Laziale, Nuoro e Teramo. Pjesë e bandës ishin 4 shqiptarë dhë një italianë. Denoncimi nga ana e 47-vjeçarit është bëri pasi e kanë liruar pengmarrësit.
Edhe pas lirimit janë dërguar kërcënime me jetë për shqiptarin ku I thuhej: “Po s'pagove do të groposim 6 metër thellë” dhe si pasojë është braktisur dhe nga miqtë e tij.
E gjithë historia është për një borxh prej 13 mijë eurosh që shqiptari I marrë peng ua kishte marrë disa shqiptarëve të tjerë me idenë për të hapur një biznes po si shkak I vështirësive ekonomike I kishte vonuar këstet e pagesës së borxhit.